Konjufca: “Kosova e Re”, projekti më i kriminalizuar

Konjufca: “Kosova e Re”, projekti më i kriminalizuar

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka quajtur ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, si projektin më të kriminalizuar ndonjëherë në Kosovë.

“Projekti më i kriminalizuar i nënshkruar ndonjëherë në Kosovë. Edhe kushtet e nënshkrimit, edhe pasojat afatgjata që ka me i pasë nuk kanë me qenë të përfunduar në një moment siç kanë qenë të përfunduara ta zëmë me autostradën me Shqipërinë.  Konsekuencat që ka me i pasë projekti juaj në 20 vitet e ardhshme nëse llogaritet kostoja më së paku ka me pasë kosto 5 miliardë euro drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Projekti po u kushton qytetarëve 150 milionë euro ende pa filluar”, tha ai duke iu referuar interesit të kredisë.

Ai ka thënë se çmimet për energji do të rriten për 45 deri 85 për qind.

“Nëse e përkthejmë këtë në rritje të çmimit të energjisë elektrike, faturat që kanë për ta paguar qytetarët për energji do rriten për 45 deri në 85 për qind. Nëse gjatë një shpenzimi mesatar familjet paguajnë 50 euro për faturë ato kanë me pagu minimumi 75 euro e maksimumi 100 euro në muaj”, tha ai.

Konjufca tha se për shkak të çmimit të lartë të energjisë do të largohen edhe investitorët potencialë.

“Tjetra shqetësuese është se ju keni fshehë pjesë të kontratës aty”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0