Konjufca kërkon fletarrest për Hashim Thaçin

Konjufca kërkon fletarrest për Hashim Thaçin

Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar që ndaj presidentit vendit, Hashim Thaçi të lëshohet fletëarrest pasi që sipas Konjufcës, Thaçi ka bërë shkelje të kodit civil dhe të kushtetues së vendit, raporton “Zëri.info”.

“Me qenë një shtet qysh duhet dhe me pas një kryeprokuror qysh duhet, menjëherë do të lëshohej thirrje dhe si rrjedhojë e saj policia duhet të lëshonte fletëarrest. Në momentin e parë që Hashim Thaçi hyn në aeroportin e Prishtinës dhe shkel në territorin e shtetit tonë, duhet të aktivizohet menjëherë urdhëarresti i policisë së Kosovës ”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës intervistomi i tij duhet të bëhet nga prokurori dhe se ai duhet të shfaqet edhe në Gjykatë.

“Presidenti duhet të shfaqet në gjykatë, në një interevstim në zyrën e prokurorit dhe t`i bëhet me dije që veprimet që po i bën janë shkelje madje edhe e kodit penal të Kosovës dhe shkelje e kushtetutës së vendit tonë”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0