Konjufca dhe Molliqaj “përplasen” për rrëzimin e Qeverisë

Konjufca dhe Molliqaj “përplasen” për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, janë përplasur në seancën e sotme për rrëzimin e Qeverisë dhe qeverisjen në Komunën e Prishtinës.

Fillimisht, Molliqaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se është bashkuar me PDK-në dhe LDK-në për të kundërshtuar Shpend Ahmetin në Komunën e Prishtinës.

Me pas, ai ka deklaruar se nëse partia e Albin Kurtit është e gatshme për të nisur iniciativën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, atëherë do t’i këtë edhe vota e grupit parlamentar të PSD-së.

Mirëpo, sipas tij, Vetëvendosja fillimisht duhet t’i marrë edhe votat e Listës Serbe. Këtyre qëndrimeve u është kundërpërgjigjur Glauk Konjufca, duke thënë se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë. “Lista Serbe është krijesë e Beogradit dhe nuk dallon asgjë nga politika e Aleksandër Vuçiqit. Këtë mësim e ke marrë në Vetëvendosje, këtë doktrinë, këtë koncept se çfarë është Lista Serbe”, ka thënë Konjufca, duke iu përgjigjur edhe akuzave për bashkëpunim me PDK-në.

“Për çështjen se kush është kush në koalicion me PDK-në. 30 minuta pasi ke thënë se ka një koalicion, këtu e keni shkel të drejtën e LV-së për një nënkryetar bashkë më partitë në pushtet. I bëtë votat me ndihmën e mazhorancës që doli në krah tuajin. Kush më kënd është në koalicion?”, ka pyetur Konjufca, Molliqajn.

COMMENTS

WORDPRESS: 0