Kongresi zgjedh mikun e Kosovës Eliot Engel për Kryesues të Komitetit për Punë të Jashtme

Kongresi zgjedh mikun e Kosovës Eliot Engel për Kryesues të Komitetit për Punë të Jashtme

Kongresisti amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel  është zgjedhur në krye të Komitetit për Punë të Jashtme të Amerikës, transmeton EkonomiaSot.

Pas ardhjes në këtë post ai ka falenderuar kolegët e tij që në mënyre unanime,  ia siguruan atij votën për këtë pozitë të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane.

Kujtojmë se Eliot Engel ka qenë një ndër përkrahsit e mëdhenjë të shtetndërtimit të Kosovës.

EkonomiaSot ju sjell një pjesë nga deklarimi i tij pasi mori pozitën e krytearit të Komitetit për Punë të Jashtme.

Deklarata e Egel:

“Jam i nderuar që kolegët e mi më kanë zgjedhur unanimisht mua  për kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme. Kongresi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në politikën e jashtme, dhe unë jam i vendosur të siguroj se ne i përmbushim ato përgjegjësi.

“Diplomacia dhe zhvillimi janë kritike për sigurinë tonë kombëtare. Këto përpjekje ndihmojnë në avancimin e interesave tona, në forcimin e miqësive dhe aleancave, dhe ndalimin e konflikteve para se të fillojnë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur nëpunësit publikë që kryejnë këtë punë, duke përfshirë edhe një autorizim vjetor të Departamentit të Shtetit, një pjesë qendrore e veprimtarisë së Komitetit.

“Si Kryetar, do të siguroj që Komiteti të japë një theks të përtërirë në aleancat e jashtme të Amerikës, veçanërisht në NATO. Ne do të punojmë për të nënvizuar rëndësinë e vlerave amerikane – të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit – si shtylla të politikës sonë të jashtme. Dhe, ne do të sjellim një fokus të ri në çështjet, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe shkaqet rrënjësore të migrimit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0