Konfirmon Presidenca, Macron mban takim vetëm me Thaçin dhe Vuçiqin

Konfirmon Presidenca, Macron mban takim vetëm me Thaçin dhe Vuçiqin

Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tani do të mbahet një takim trepalësh në mes tre presidentëve: Macron, Thaçi dhe Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e presidentit Thaçi.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: