Konfirmohet se çmimi i naftës është fryrë

Konfirmohet se çmimi i naftës është fryrë

Në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës. Ky çmim i lirë është qe tre ditë.
Se kompanitë e mëdha që shesin naftë kanë marrëveshje për t’i fryrë çmimet e vërteton një kompani në Gjakovë.

NS-OIL ka vendosur të shesë naftë dhe benzinën me një euro për litër. Apo 20 deri në 30 cent më lirë se kompanitë e mëdha, të cilat duket se kanë bërë Marrëveshje të fshehtë për të përfituar nga çmimi i lartë i naftës e në anën tjetër në rajon dhe botë çmimet janë më të lirat në dy vitet e fundit.

Ndërkohë, Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën.

“Duke përcjellur me kujdes reagimet e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për pretendimet e tyre që potencialisht mund të ketë ndonjë marrëveshje të fshehur (kartel) të ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë ekonomike të tyre në tregun e deriviateve të naftës, nesër me urgjencë do ta thërras mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës për të diskutuar rreth këtij shqetësimi dhe do të kërkoj divizioni Anti – Kartel që të fillojë hetimin paraprak”, ka paralajmëruar Prestreshi, për Gazetën Express.

“Vetëm në këtë mënyrë, në bashkëp;unim me organet relevante, qytetarët, mediat dhe shoqërinë mund t’i luftojmë Kartelët potenciale”, ka shtuar ai.

Qe tre muaj çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent. 30 cent më shtrenjtë se vendet e rajonit. Asnjë institucion deri më tash s’ka reaguar pse është kaq i lartë ky çmim. Po dyshohet se bizneset që merren me naftë kanë bërë marrëveshje të fshehtë.

Autoriteti i Konkurrencës ende s’ka dhënë asnjë njoftim se është duke i hetuar bizneset e pompave të naftës për marrëveshje të fshehtë për çmimin e lartë të produkteve të naftës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0