Koncept-dokumenti për lojërat e fatit me të cilin Qeveria e synon zhvillimin e Kosovës

Koncept-dokumenti për lojërat e fatit me të cilin Qeveria e synon zhvillimin e Kosovës

Në një Koncept-dokument të miratuar javën e shkuar, Qeveria i ka vajtuar bizneset e lojërave të fatit. Aty ka folur për shumë barriera që i janë vënë këtyre bizneseve dhe ka dhënë zotimin se, nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore, të gjitha do t’i evitojë, përfshirë heqjen e akcizës dhe kufizimin për të operuar afër shkollave.

Vendimi i Qeverisë, me të cilin është miratuar ky dokument, mban datën 11 dhjetor.

“Obligohet Ministria e Financave dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e këtij vendimi, në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë”, thuhet në dokumentin e miratuar nga Kabineti Qeveritar. “Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”.

Koha.Net sjell në vijim Koncept-dokumentin 32-faqësh për lojërat e fatit, pjesë thelbësore të të cilit janë publikuar në numrin e së mërkurës të “Kohës Ditore”.

Dokumenti imponon ndryshime ligjore, pas të cilave, sipas Qeverisë, jo veç se do të përfitojnë bizneset e lojërave të fatit, por vendi do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve e do të krijojë shumë vende të reja pune, sikurse edhe do të godasë shumë dukuri negative.

COMMENTS

WORDPRESS: 0