“Komunat bëjnë shkelje flagrante të Ligjit për Prokurim Publik”

“Komunat bëjnë shkelje flagrante të Ligjit për Prokurim Publik”

Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë organizuar tryezën me temën “Prokurimi – sinonim i korrupsionit”.

Monitorimi i 160 aktiviteteve të prokurimit nëpër komunat e vendit del se prokurimi publik vazhdon të jetë i cenueshëm duke u zhvilluar me parregullsi në procedura dhe shkelje flagrante e Ligjit për Prokurim Publik.

Sipas këtij raporti të publikuar nga këto dy organizata mosplanifikimi i duhur i vlerave të kontratave publike ka bërë që të janë vonuar procedurat për përfundimin e punëve nga operatorë ekonomik duke u përcjellur edhe me shumë parregullësi në procedura.

Drejtori ekzekutiv i “IKD”, Ehat Miftaraj tha se fatkeqësisht edhe kur gjatë procedurave të prokurimit bëhen shkelje prokuroria respektive ka dështuar të trajtojë këto raste si pasojë e mungesës së kapaciteteve të gjykatave.Ai tha se është koha e fundit që të ndërmerren masa në mënyrë që në raste kur kemi keqpërdorime në aktivitetet e prokurimit të merren masa dhe keqpërdoruesit të marrin dënimin e duhur.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në “INPO”, gjatë prezantimit të raportit tha se janë monitoruar edhe rastet të cilat po trajtohen nëpër gjykata për keqpërdorime në prokurim.“Gjetjet tregojnë se ka shkelje flagrante të Ligjit për prokurim Publik. Në përgjithësi prokurimi në komunat e vendit është problematik. Mosplanifikimi i duhur vlerave të kontratave ka bërë që të lidhen kontrata që tejkalojnë vlerën e shumës së planifikuar me buxhet ku është rezultuar me vonesa në pagesa duke bërë që operatorët të mos kryejnë punët dhe duke e dëmtuar edhe interesin komunal.

Gjithashtu gjetjet tregojnë se zyrtarët e prokurimit aplikojnë kritere diskriminuese karshi operatorëve ekonomikë duke krijuar pabarazi në mes tyre”, tha ajo.

Po ashtu raporti vë në pah se OSHP-ja në një rast është anashkaluar nga një komunë e cila ka pasur rast të hapur dhe pa pritur verdiktin e kësaj gjykate ka nënshkruar kontratë.“Komuna si Peja, Gjakova, Prishtina në tenderët e monitoruar nuk kanë pasur parregullsi në procedura të prokurimit”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: