Komuna e Suharekës ndan nga 250 euro për çdo lindje

Komuna e Suharekës ndan nga 250 euro për çdo lindje

Kuvendi Komunal i Suharekës ka marrë sot një vendim që gratë, të cilat lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”, ka thënë Muharremaj, raporton Koha.net.

Ai ka falënderuar asamblistët që e votuan dhe e mbështetën këtë iniciativë, e cila, sipas tij, i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0