Kompanitë ndërtuese rrezikojnë jetën e qytetarëve

Kompanitë ndërtuese rrezikojnë jetën e qytetarëve

Prishtina, që nga paslufta vazhdon të ndërtohet pareshtur.

Por, kompanitë që merren me ndërtimin e infrastrukturës rrugore jo rrallë herë dinë t’i neglizhojnë punimet duke bërë kështu që edhe të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Një ndër problemet është një pusetë që ndodhet afër QKUK-së.

Siç shihet në foto, puseta është goxha e thellë dhe e mbushur plot me ujë.

Duke ditur se në atë pjesë të rrugës çdo ditë kalojnë qytetarët, përfshirë edhe fëmijë, e që përbën rrezik mjaft të madh për ta.

Kompanitë përgjegjëse, po ashtu komuna, duhet të ndërmarrin masat e duhura për t’i mbrojtur qytetarët nga ndonjë rrezik eventual.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0