Kompania franceze Vinci merr me koncesion Aeroportin e Beogradit

Kompania franceze Vinci merr me koncesion Aeroportin e Beogradit

Qeveria serbe sot ka nënshkruar dhënien me koncesion të Aeroportit të Beogradit për 25 vite. Koncesionari është Vinci Airports, kompani franceze, që merret me operimin e aeroporteve në Francë dhe Portugali.

Aeroporti do të ipet me koncesion për një periudhë prej 25 vjetësh, dhe për këtë privilegj firma franceze do t’i detyrohet shtetit serb afro 1.5 miliardë euro, raporton EkonomiaSot. Kontributet do të jenë si vijon:

  • 501 milionë euro pagesë ndaj shtetit me rastin e marrjes së aeroportit në menaxhim;
  • 732 milionë euro investime në zgjerimin e aeroportit; dhe,
  • rreth 16 milionë euro në vit si tarifë vjetore ndaj shtetit.

Sa për krahasim, kur ishte dhënë me koncesion Aeroporti i Prishtinës, i cili atë kohë kishte udhëtarë sa gjysma e aeroportit kryesor në Serbi, Kosova kishte pranuar këto kushte:

  • 2 milionë euro pagesë ndaj shtetit me rastin e marrjes së aeroportit në menaxhim;
  • 100 milionë euro investime; dhe,
  • një përqindje të të hyrave ku mesatarja do të ishte 39.4%.

Llogaritet se deri tani shteti i Kosovës ka fituar rreth 40 milionë euro që nga viti 2010, ku krahasuar me të hyrat për një vit që sillen rreth 30 milionë euro, kjo shumë del të jetë më pak se 17% e të hyrave vjetore. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0