Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq gjen 31 shkelje, i dorëzon në Prokurori

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq gjen 31 shkelje, i dorëzon në Prokurori

Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, ka gjetur 31 shkelje gjatë punës së bërë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari dhe nënkryetari i kij komisioni Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, kanë mbajtur konferencë për medie, ku kanë njoftuar se këto gjetje do të dorëzohen në Prokurori, por po shikohet mundësia edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Sveçla tha se AKI-ja dhe Policia bënë shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës me dëbimin e shtetasve turq.

Sipas tij, ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ish-drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni kanë pasë deklarata kundërthënëse.

“Me 29 mars 2018, AKI-ja dhe Policia bënë shkelje të ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë të dëbimit që nga revokimi i lejeqëndrimeve e deri të dëbimi”.

“Sa i takon shkeljeve, komisioni ka gjet shkelje në çdo fazë që nga fillimi dhe të përfundimi.  Ish-drejtori i AKI-së ka kërkuar avokimin e lejes së qëndrimit. Z.Gashi ka kërkuar avokimi e lejeve të qëndrimit gjoja se ata ishin terroristë”.

“Ndërsa në komision ka konfirmuar se nuk ishin as terroristë as njerëz të dhunshëm. Kjo ngreh pretendimet pse janë dëbuar? Nëse qëllimi i dëbimit nuk ishte për të mbrojt qytetarët nga një rrezik atëherë pse janë dëbuar. Ku janë bërë 31 shkelje, duke dëbuar edhe një person të gabuar”.

“Dëbimi nën shtetasi turk nuk ka qenë konfidencial, por ka ndodhur me vetëdije të plotë shtetërore.  Ish-drejtori i AKI-së dhe ish-drejtori i Policisë kanë dhënë dëshmi kundërthënëse se gjoja Z.Gashi ka qenë i informuar paraprakisht. Z.Maxhuni ka deklaruar se ka marrë vesh për operacionin se vetëm pasi ka përfunduar”.

“Në listën e shkeljeve të identifikuara kemi 31 shkelje të cilat do tu shpërndahen Prokurorisë dhe palëve të interesuara”.

Kurse Selmanaj, ka sqaruar se ky është një raport voluminoz prej 70 faqesh dhe do të bëhet publik.

“Në 11:30 do ta dorëzojmë raportin në Prokurorinë e Shtetit. Nisemi në parimin se kushdo që ka informata dhe nuk i dorëzon ka kryer vepër penale”.

“Jemi duke e diskutuar edhe në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që ka bërë Kryesia e Kuvendit”.

“Së paku dy persona kanë dhënë deklarata kontradiktore. Është një raport voluminoz prej 70 faqesh dhe do të bëhet publik”.

“Disa institucione kanë kryer vepra penale atëherë ne do t’i drejtohemi Prokurorisë”, tha nënkryetari Driton Selmanaj.

Selmanaj shtoi se kanë pasë vështirësi në kryerjen e këtij procesi, pasi sipas tij, sidomos deputetët e PDK-së nuk merrni pjesë në mbledhje.

Sipas tij, edhe presidenti Hashim Thaçi, ka injoruar tërësisht punën e komisionit.

“Edhe zyrtarët e shtetit, të cilët i kemi ftuar për raportim. Nuk janë dorëzuar materialet e nevojshme. Për fatin e keq nuk gjetëm as te administrata e Kuvendit përkrahje, pasi kërkuam edhe një muaj shtesë”.

“Ne kemi pasë mandat katër muaj në bazë të kërkesës që e kemi bërë në fillim të themelimit të këtij komisioni. Koalicioni PAN duke filluar që nga fillimi pas arrestimit të shtesave turq ne kemi kërkuar në seancë të jashtëzakonshme, por kjo nuk ka ndodhë deri në qershor. Kjo ka ndodhë PDK herë duke mos marrë pjesë dhe duke rrezikuar punën”.

“Kemi pasë edhe PSD që vetëm disa herë ka marrë pjesë. Dardan Molliqaj asnjëherë nuk ka qenë në takimi që ka mbajtur komisioni. Koalicioni PAN ka kërkuar që mbledhjet të jenë të mbyllura. Ne ishim të vendosur të ishim të hapura, por ishim detyruar”.

“Neve na është pamundësuar që të mbanim takime të shpeshta dhe të rregullta ku sidomos deputetët e PDK-së nuk vinin në mbledhje të komisionit dhe ishim të detyruar të shkonim sipas tyre”.

Madje ai ka sqaruar se nuk iu janë dorëzuar imazhet e fotografive nga Aeroporti i Prishtinës si dhe bisedat telefonik, informacione që sipas Selmanjat, do të ndihmonin komisionin të kryente hetimet e nevojshme.

“Nuk na janë dorëzuar as imazhet fotografike në aeroportin e Prishtinës, por policia na përgjigjej se këto dokumente i ka IKP-ja. Nuk na janë dhënë as incizimet e bisedave telefonike”.

“Gjetëm shkelje edhe tek administrata e Kuvendit. Thotë që për vazhdimin e komisionit hetimor dispozitat e ligjit qëndrojnë të heshtura”.

“Por për këtë vendos seanca. Zyra ligjore nuk është kompetent me interpretuar frymën e ligjit. Sekretari i Kuvendit janë vu në shërbim të Kadri Veselit dhe njerëzve rreth tij”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0