Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Pas takimit komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët tanë kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.

“Do të dëshiroja që menjëherë të theksoj se si bashkëpunimi jonë nuk është vetëm me fjalë të bukura por është një gjë konkrete. Tani është koha ta realizojmë me dimensione shumë konkrete. Ulja e roamingut për rajonin, ne po punojmë dhe kemi ambicie të qarta për këtë. Ky popull me popullsi kaq të re dhe duhet të investojmë në qytetarët tanë. Dëshiroj që të vazhdojë të iu inkurajon që të vazhdoni në ketë rrugë që të shihni inovacionin si një mundësi”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0