Komisioneri Hahn të hënën në Prishtinë, mësoni arsyen e vizitës së tij

Komisioneri Hahn të hënën në Prishtinë, mësoni arsyen e vizitës së tij

Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitoj Prishtinën me ç’rast do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasoj e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia Dhe Bosnja Hercegovina. Kjo që u bë e ditur për “Zëri.info”, nga zyrtar të Bashkimit Evropian.

“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zerit”.

Komisioneri do të takohet me Presidentin Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës/ ZERI

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0