“Kombi shqiptar do të mburret përjetë me figurën e Anton Çettës”

“Kombi shqiptar do të mburret përjetë me figurën e Anton Çettës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kujtuar veprimtarin Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai është njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore.

Sipas Thaçit, ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet.

“Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”, ka shkruar ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: