“Koalicioni Nisma-AKR-PD përfundimisht pjesë e Kuvendit”

“Koalicioni Nisma-AKR-PD përfundimisht pjesë e Kuvendit”

Jetlir Zyberaj këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD, tashmë zyrtarisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo tashmë është e konfirmuar.

“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërkaq dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora. Për këto, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP, me pretendimin se edhe ato duhet të pranohen siç u pranuan edhe votat e mëparshme që erdhën me vonesë nga jashtë. Me vendim të Gjykatës Supreme, ato u pranuan dhe u numëruan.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: