Kjo është ora kur Clinton e Albright dalin nëpër rrugët e Prishtinës

Kjo është ora kur Clinton e Albright dalin nëpër rrugët e Prishtinës

Nesër shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, sot nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish- presidentit Clinton.

Me këtë rast ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

COMMENTS

WORDPRESS: 0