Kirurgët nuk i bind as ministri, vazhdojnë me grevën

Kirurgët nuk i bind as ministri, vazhdojnë me grevën

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasur një takim me mjekët kirurgë që po vazhdojnë grevën që nga muaji dhjetor.

Arbër Morina përfaqesuese i kolegjiumit të kururgëve tha se takimi me Ministrin ka qenë i mirëseardhur por nga ai takim nuk ka ndryshuar asgjë.

“Ministri na e prezantoi koificientin 5.0 që nënkupton pagën 1 mijë e 200 euro por përderisa prokurorët e gjykatësit paguhen më shumë kjo pagë është ofenduese për kirurgët”

Sipas Morinës greva vazhdon dhe kirurgët janë të distancuar nga Federata Sindikale e Shëndetesisë.

Ai tha se nuk ka informacion zyrtar nëse grevës i janë bashkangjitur edhe anesteziologët.

Mjekët tjerë nën ombrellën e Federatës Sindikale te Shëndetësise e kanë nderprerë grevën./kallxo.com/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0