Kina i shpall “luftë” traditës së striptisteve në funerale (Foto)

Kina i shpall “luftë” traditës së striptisteve në funerale (Foto)

Autoritet kineze kanë nisur aksionin më të fundit kundër një prej fenomeneve që duket se nuk po vdes në zonat rurale: striptisteve nëpër funerale.

Ministria e Kulturës deklaroi se do të vendosë nën shënjestër ‘striptizmin dhe performanca të tjera pornografike dhe vulgare’ në funerale, martesa dhe grumbullime publike për festimin e Vitit të Ri Kinez.

Kjo luftë kundër striptisteve ka qenë e gjatë për Kinën. Fillimisht autoritetet nisën një askion gjatë vitit 2006 dhe vazhduan me një fushatë tjetër gjatë 2015-ës. Aksioni i fundit do të fokusohet në 19 qytete në 4 provinca: Henan, Anhui, Juangsu dhe Hebei.

Disa komunitete rurale besojnë se pjesëmarrja e lartë në funerale ndihmon në nderimin e të vdekurve dhe u sjell atyre fat. Por disa ekspertë shprehen se shfaqjet erotike i bëjnë homazhe edhe pjellorisë.

“Sipas interpretimit të antropologjisë kulturore, festa e ka origjinën nga adhurimi i riprodhimit. Prandaj performancat erotike në funerale janë thjesht atavizëm (regres, kthim pas) kulturor”, thotë profesori i medias Kuang Haiyan për The Global Times.

Raportimet thonë se fushata përfshin shpërblime financiare për njerëzit që telefonojnë në një numër të veçantë për të raportuar prapësi në funerale.

Ndërkohë, media kineze ka fajësuar për këto shfaqje dekadencën dhe materializmin në rritje të familjeve kineze, teksa vendi hapet drejt Perëndimit. Scan-tv

Në dekadat e fundit, shtëpitë rurale kineze janë më të prirura për të shfaqur të ardhurat e tyre duke paguar më tepër për aktorë, këngëtarë, komedianë dhe striptistë, për të komfortuar dhe argëtuar vajtuesit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0