KFOR: Thaçi s’ka nevojë për leje të shkojë në veri

KFOR: Thaçi s’ka nevojë për leje të shkojë në veri

KFOR-i nuk ishte informuar paraprakisht për vizitën e presidentit Hashim Thaçi të realizuar të shtunën në pjesën veriore të Kosovës, tek liqeni i Ujmanit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, i cili gjithashtu ka shtuar se Thaçi, si udhëheqës i lartë i institucioneve, ishte shoqëruar nga policia, që nuk ka nevojë të kërkojë leje për të shkuar në veri të Kosovës, shkruan Blic.

“Policia e Kosovës nuk duhet të pyes askënd për çfarëdo leje të shkojë në veri të Kosovës, andaj, ata nuk kanë shkelur asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov.

Ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, kanë të drejte për deklaratat se FSK-ja duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të shkuar në pjesën veriore, mirëpo Thaçi gjatë vizitës nuk u përcoll nga ndonjë njësit ushtarak.

“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, as arrestimi, as operacioni ushtarak, e as kurrfarë sulmi ndaj askujt… Thaçi e ka vizituar këtë rajon dhe gjatë vizitës e ka përcjellë ekipi për mbrojtje të personave të rëndësishëm i Policisë së Kosovës”, ka thënë Grasov për sajtin “Demostat”.

Grasso gjithashtu bëri të ditur se pas përfundimit të vizitës së Thaçit, janë ngritur disa bllokada në Zubin Potok, mirëpo s’ka pasur ndërhyrje të KFOR-it ngase nuk kanë paraqitur ndonjë rrezik për siguri.

“Pasi zotëri Thaçi e ka braktisur rajonin, në Zubin Potok janë ngritur disa bllokada, pa asnjë arsye logjike. KFOR nuk ka intervenuar, sepse bllokadat nuk kanë paraqitë asnjë rrezik për siguri dhe liri të lëvizjes”, ka përfunduar zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Gracov.

Ai vlerësoi se situata në Kosovë është e qetë si dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve për ulje të tensioneve. /Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0