Këto janë tri kërkesat, nëse kosovarët duan liberalizimin

Këto janë tri kërkesat, nëse kosovarët duan liberalizimin

Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) po kërkojnë nga Kosova që t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare për liberalizimin e vizave.

Sipas tyre, procesi i vendimmarrjes në BE për vizat është në vazhdim e sipër, shkruan “Zëri”.

“Raporti i vitit 2019 ripohon mbështetjen e Komisionit Evropian për ta përfunduar këtë proces si çështje urgjente. U takon Shteteve Anëtare të BE-së që të përfaqësojnë Këshillin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropian, për të marrë vendimin përfundimtar. Është e rëndësishme që Kosova t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të Shteteve Anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë për vizat

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0