Këto janë pesë komunat që s’kanë përfaqësues në Kuvend

Këto janë pesë komunat që s’kanë përfaqësues në Kuvend

Komunat të cilat nuk do të kenë asnjë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës: Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Fushë Kosova. Asnjëri nga kandidatët e këtyre komunave për deputetë nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komuna e Kaçanikut, e Vitisë, e Hanit të Elezit, e Obiliqit dhe e Fushë Kosovës do të mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse ajo e Malishevës do ta ketë vetëm një deputet në Kuvend.

Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 15 mijë persona kanë votuar në komunën e Kaçanikut, në atë të Vitisë rreth 19 mijë, në Han të Elezit mbi 3 mijë e 500 persona, në Fushë Kosovë 17 mijë persona dhe në Obiliq 12 mijë.

Komunat të cilat do të kenë më së shumti përfaqësues në Kuvendin e Kosovës do të jenë ajo e Prishtinës me 14 deputetë, ajo e Skenderajt me 12, Komuna e Pejës po ashtu me 10 deputetë dhe Komuna e Gjilanit me 9 deputetë, shkruan tutje “Zëri”.

Komunat të cilat do të kenë më së paku deputetë janë: ajo e Rahovecit, e Kamenicës dhe e Malishevës, me nga një deputet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0