Këto do të jenë përfitimet e sektorit privat nga Ligji për Rimëkëmbje

Këto do të jenë përfitimet e sektorit privat nga Ligji për Rimëkëmbje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka sqaruar edhe njëherë përfitimet e sektorit privat nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas Rukiqit, me anë të këtij ligji do të ketë qasje në financa dhe sigurim të likuiditetit për kompanitë. Kjo pasi dispozitat e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike mundësojnë dritare të reja garantuese për bizneset, përmes Fondit për Garantimin e Kredive (FGKK) dhe krijojnë mundësi që bizneset me garancën e shtetit të sigurojnë financime të reja nga bankat, për likuiditet (kapital qarkullues) apo projekte investive dhe të kenë më shumë komoditet për ristrukturim të pozicionit të tyre financiar. Mbi 100 milionë euro pritet të jetë skema e garantimit të kredive, gjë që mundëson mobilizim të rreth 400 milione eurove, për financim te bizneseve, thotë Rukiqi.

Përpos kësaj, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike krijon bazë ligjore për një amnisti fiskale, e cila mundëson lehtësimin e gjendjes financiare të bizneseve, që nuk kanë arritur të paguajnë tatimet e rregullta, ku si pasojë janë ndëshkuar me gjoba tatimore dhe me kamata për shkak të vonesave në pagesën e tatimeve. Kurse tani, një pjesë e këtyre ndëshkimeve dhe kamatave për kryerjen e obligimeve tatimore do të falen dhe bizneseve do t’iu lehtësohet sado pak gjendja e rënduar financiare.

Rukiqi shtoi tutje se edhe prodhuesit vendor me këtë ligj do të kenë përparësi në projektet e financuara me paranë publike, me 0% TVSH për lëndën e parë të blerë brenda vendit, e cila do të rrisë edhe aftësinë konkurruese për bizneset vendore që prodhojnë lëndë të parë.

Në anën tjetër, edhe për 200 milionët për financim direkt të bizneseve, Rukiqi thotë së ato duhet të shp[ërndahen sa më shpejtë në mënyrë që ta kenë efektin maksimal në ekonominë e vendit, dhe të ndqërtohet një sistem i thjeshtë për aplikim dhe shpërndarje. /Buletini Ekonomik/

Më poshtë edhe postimi i plotë i Rukiqit:

Implikimet praktike te Ligjit per Rimekembjen Ekonomike per sektorin privat

1) Qasja ne financa dhe sigurimi i likuiditetit per kompanite: Kompani nga sektore te ndryshem te ekonomise. kane renie te qarkullimit ne shkalle te ndryshme. Kjo renie e qarkullimit e ka veshtiresuar aftesine e kompanive per t’i mbuluar shpenzimet qe krijohen gjate operimit. Ne rastet kur kompanite kane probleme financiare ne Kosove, alternative te vetme ku drejtohen e kane banken. Ne tere periudhen e pandemise, bankat kane shternguar kriteret e financimit afatshkurte apo afatgjate per bizneset nga sektoret qe kane renien em te madhe te qarkullimit. Dispozitat e Ligjit per Rimekembjen Ekonomike qe mundesojne dritare te reja garantuese per bizneset, permes Fondit per Garantimin e Kredive, krijojne mundesi qe bizneset me garancen e shtetit te sigurojne financime te reja nga bankat, per likuiditet (kapital qarkullues) apo projekte investive dhe te kene me shume komoditet per ristrukturim te pozicionit te tyre financiar. Mbi 100 milione pritet te jete skema e garantimit te kredive, gje qe mundeson mobilizim te rreth 400 milione eurove, per financim te bizneseve;

2) Ligji per Rimekembjen, krijon baze ligjore per nje “kuazi” amnisti fiskale, per te lehtesuar gjendjen financiare te biznesve qe nuk kane arrit te paguajne tatimet e rregullta, rrjedhimisht jane ballafaquar me ndershkime/gjoba tatimore dhe me kamata per shkak te vonesave ne pagesen e tatimeve. Nje pjese e ndershkimeve dhe kamatave per vonesat ne kryerjen e obligimeve tatimore do te “falen”, per te lehtesuar gjendjen e renduar te bizneseve te ndikuara nga pandemia;

3) Per prodhuesit vendore: Perparesi ne projektet e financuara me parane publike (blerjet permes prokurimit publik) dhe TVSH ) 0% per lenden e pare te blere brenda vendit (kjo amse pritet te rrit aftesine konkurruese per bizneset vendore qe prodhojne lende te pare);

4) 200 milionet per financim direkt te bizneseve: Ne menyre qe keto mjete te kane efektin maksimal ne ekonomi,te njejtat duhet te te shperndahen shpejte. Duhet te ndertohet nje sistem i thjeshte per aplikim dhe shperndarje. Kesaj rradhe ka me shume kohe per planfikim te shperndarjes, prandaj duhet te prioritizohen me mire sektoret. Sektoret me renie me te madhe te qarkullimit duhet te pranojne vlere me te larte nga keto mjete. Poashtu duhet te kete skema te vecanta te financimit per: eksportin, ekonomine dixhitale, ekonomine e gjelbert, bizneset e reja, grate ne biznes dhe riaftesimin e fuqise punetore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0