Këta janë tre deputetët e rinj të LDK-së

Këta janë tre deputetët e rinj të LDK-së

Ismet Beqiri, Visar Hoti dhe Faton Bislimi, pritet të zëvendësojnë Driton Selmanajn, Armend Zemajn, dhe Arban Abrashin, në pozitat e deputetëve.

Kjo për shkak se Selmanaj, Zemaj dhe Abrashi, kanë marrë poste në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, që u votua nga Parlamenti i Kosovës sot me 61 vota.

Driton Selmanaj, ka kaluar në pozitën e zëvendëskryeministrit;

Armend Zemaj, ka marr postin e ministrit të Shëndetësisë;

Arban Abrashi, ka marr postin e ministrit të Infrastrukturës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0