Këta janë policët e Kosovës që nga pozitat e larta ranë në policë të trafikut

Këta janë policët e Kosovës që nga pozitat e larta ranë në policë të trafikut

Ndryshime të mëdha janë bërë së fundi brenda institucionit të Policisë së Kosovës.

Afro 100 pozita janë ndryshuar në kuadër të të gjitha drejtorive në vend. Por edhe më e çuditshme është se disa prej tyre nga pozita më e lartë që kishin bien në atë të trafikut.

Vendimi i Drejtori të Përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj për këto ndryshime u morë në fund të muajit të kaluar, saktësisht më 21 dhe 22 maj 2019.

Më poshtë mund të shihni emrat e zyrtarëve policor në Gjilan të cilëve iu është ndryshuar pozita e punës:

Xhezair Dauti (polic) nga pozita e zyrtarit patrullues në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka kaluar në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit në pozitën e zyrtarit patrullues.

Driton Osmanaj (rreshter) nga pozita e mbikëqyrësit të Ekipit në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është emëruar në mbikëqyrës të Sektorit Policor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Enver Mustafa (polic) nga hetues në Drejtorinë e Hetimeve për Trafikim me Narkotik është emëruar në zyrtar patrullues në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Jetulla Rashiti (rreshter) nga mbikëqyrës në Ekipin Reagues në Drejtorinë Rajonale në Gjilan është emëruar si mbikëqyrës i Ekipit në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Bekim Rexhepi (polic) nga hetues në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është emëruar në zyrtar patrullues në Drejtorinë Rajonale Gjilan.

Arsim Dermaku (polic) nga hetues në Drejtorinë e Hetimeve e Trafikimit me Narkotik është emëruar në zyrtar patrullues në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.

Januz Korca (rreshter) nga mbikëqyrës i Ekipit në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është emëruar në Mbikëqyrës i Sektorit Policor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Fatmir Kryeziu (polic) nga pozita e hetuesit në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është emëruar në zyrtar patrullues në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.

Shaban Hajdari (rreshter) pozita e mbikëqyrësit të Ekipit në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka kaluar në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit si mbikëqyrësi i Ekipit Reagues./Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0