Këshilltarja e Haradinajt dënohet me 8 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Këshilltarja e Haradinajt dënohet me 8 muaj burg me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim me kusht Meliza Haradinaj -Stubllën këshilltaren e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Pos kësaj, ajo është dënuar edhe me 1 mijë euro gjobë për mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë. Sipas njoftimit të Gjykatës, për të dënuarën nuk do të ekzekutohet vendimi me burgim nëse gjatë 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton KTV.

Meliza Haradinaj Stublla ishte akuzuar nga Prokuroria pasi ajo nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Kudër Korrupsion një biznes të regjistruar në Londër.

Me këtë ajo kishte bërë shkelje bazuar në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0