Këshilltari i Haradinajt: Mësimdhënësit duhet ta ngritin cilësinë, për ta ngritur vlerën e koeficientit

Këshilltari i Haradinajt: Mësimdhënësit duhet ta ngritin cilësinë, për ta ngritur vlerën e koeficientit

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila po e sfidon vendin.

Ramë Likaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shefi i tij i ka bërë një ofertë të sinqertë dhe serioze mësimdhënësve, që parasheh rritje pagash për ta.

Likaj ka adresuar vërejtje në adresë të mësimdhënësve, duke thënë se ata kanë dështuar “të fokusohen në ngritje të cilësisë”.

Sipas tij, cilësia do ta ngrinte vlerën e koeficientit, e rrjedhimisht do të ngriheshin edhe pagat e mësimdhënësve.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0