Këshilli i Evropës thotë se Kosova bëhet anëtare e saj nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë deri në fund vit

Këshilli i Evropës thotë se Kosova bëhet anëtare e saj nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë deri në fund vit

Dialogu mes Kosovë dhe Serbisë po shihet si zgjidhja përfundimtare mes dy vendeve për anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare dhe hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), për këtë po angazhohen të gjithë fuqitë e mëdha për përfundimin e këtij dialogu gjatë këtij viti
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një mesazh Kosovën nëse ajo arrin marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Jagland ka thënë sot se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës nëse përfundon marrëveshjen me Serbinë gjatë këtij viti, proces ky që po mundësohet dhe po përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE).

Jagland i bëri këto komente në një paraqitje për media, pas një takimi me ministrin e jashtëm finlandez, Timo Soini, kur të dy përfunduan fjalimet hyrëse në konferencën e nivelit të lartë për ndikimin e inteligjencës artificiale në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimit të ligjit.

Kjo konferencë po mbahet në Helsinki, ndërsa Klan Kosova po e mbulon atë më ftesë të ministrisë së Jashtme finlandeze/ambasadës finlandeze në Prishtinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0