Kërkohet që pagat mbi 1 mijë euro në Trustin Pensional të ulen për 25 %

Kërkohet që pagat mbi 1 mijë euro në Trustin Pensional të ulen për 25 %

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mënyrë unanime ka miratuar rekomandimin e grupit punues të këtij komisioni  drejtuar Trustit Pensional të Kosovës që ti ulë për 25 për qind të gjitha pagat të cilat kalojnë shifrën mbi 1 mijë euro.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se pagesa e menaxhmentit të Trustit është në dispropurcion me nivelin ekonomik dhe social të vendit edhe përtej pagave të Bankës Qendrore e që është institucioni më i lartë financiar.

“Komisioni për buxhet dhe financa edhe në seancën plenare ka premtuar publikisht se do të bëj rishikimin e pagave të Trusitit për shkak se janë në dispropurcion me nivelin ekonomik dhe social në vend dhe mbi të gjitha janë në dispropurcion edhe me institucionet e tjera financiare që në rang janë më të larta se vet Trusti . Për këtë çështje ne e kemi themeluar  një grup punues që e ka udhëheq deputeti Naser Osmani. Konsiderojmë edhe një herë se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore e që është institucioni më i lartë në vend”, tha ai.

Naser Osmani, nga LDK tha se grupi punues ka analizuar pagat e Trusitit dhe të BQK-së . Osmani në emër të grupit  tha se i rekomandon bordit të Trustit që në afat prej shtatë ditësh të vendos që pagat t’i ulë për 25 për qind.

“Ne kemi menduar që do të ishte më i mirë që të marrim shembull pagat e të punësuarve në BQK. Ata  na ka dërguar nivelin e pagave për të punësuarit në pozita që kanë të bëjnë me menaxhmentin e lartë, profesional dhe me drejtorët.  Paga e 4100 e guvernatorit paga e zyrtarit të lartë është 1075 euro”.

Kryetari i komisionit tha se nëse bordi i trustit në afat prej 7 ditësh nuk mer vendim për të implementuar rekomandimet e komisionit, ata do ti rekomandojnë Kuvendit që ta bëjë një gjë të tillë.

Komisioni i ka rekomanduar bordit të Trustit që të heq edhe bonusin.

Bonusi eshte ndare si mjete shtese ne fund te vitit nese performanca e Trustit ka qenë e mirë. Vlera e bonusit ështe sa vlera e pagës mujore. EkonomiaSot.com

 

COMMENTS

DISQUS: 0