Kërkohet drejtësi për Enver Zymberin, policin që ra në detyrë

Kërkohet drejtësi për Enver Zymberin, policin që ra në detyrë

Nëse do të ishte gjallë sot Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi, do të mbushte 40 vjet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kujtuar heroin që u vra në korrik të vitit 2011 në veri të Mitrovicës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Selimi ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Zymberit, ku thekson se edhe pse kanë kaluar tetë vite nga vrasja e tij, grupet kriminale ende lëvizin lirshëm në atë pjesë të vendit.

Edhe pse kanë kaluar tetë vite, asnjë person nuk është dënuar deri tani për këtë vrasje.

Ky është statusi i plotë i Rexhep Selimit:

Ditëlindja e Heroit Enver Zymberi

Sot është ditëlindja e Enver Zymberit. Sot familja dhe kolegët e tij të punës do t’ia uronin ditëlindjen e tij të 40-të. 
Enveri lindi më 3 Prill 1979 në Dubovc të Vushtrrisë. Ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Shërbente me nder e përkushtim siç kishte shërbyer edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë. 
Kaluan rreth 8 vite prej kur më 26 korrik 2011 Enver Zymberi u vra në rajonin e Leposaviqit në një pritë që ia zunë Policisë dhe shtetit të Kosovës. 
Enveri u vra sepse ra në prite të grupeve kriminale të Serbisë brenda në Kosovë por edhe pse na ra në kurthin e parapolitikës së udhëhequr nga urdhëdhënës qeveritaro-policor. 
Edhe 8 vite pas rënies së Enverit nuk ka drejtësi as për Enverin e as në vendin ku ra Enveri. Edhe tetë vite pas, atje ende veprojne grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosoves ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0