Kërcënimi me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor në Prishtinë ka ngritur në këmbë Policinë e Kosovës. E tërë rruga “Luan Haradinaj” ku edhe ndodhet ky institucion është bllokuar me shirita të policisë, rasporton Gazeta Express.
Një telefonatë kërcënuese ka pranuar sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Gazeta Express mëson se dikush ka thirrur këtë institucion duke i kërcënuar me vendosjen e një bombe.
Deri më tani nuk dihet nëse policia i ka rënë në gjurmë personit që ka kërcënuar me bombë Këshillin Gjyqësor.
COMMENTS