Këngëtari nga Kosova Liro publikon klipin e ri “Killst mich”, vjen me performancë të jashtëzakonshme për fansat

Këngëtari nga Kosova Liro publikon klipin e ri “Killst mich”, vjen me performancë të jashtëzakonshme për fansat

Këngëtari Liro, me prejardhje nga Pozherani, po arrin suksese tjera muzikore në Zvicër. Ai është duke shijuar gjatë ditëve të fundit suksesin e këngës së tij më të re.

Ai ka ardh në treg me një projekt të ri me titull “Killst mich”, këngës së cilës i ka realizuar edhe videoklipin, pas një bashkëpunimi me producent gjerman si Kostas. Liro thotë se klipi është mjaft i veçantë dhe me skena atraktive. Liro është një këngëtar i cili jeton dhe vepron në Zvicer dhe këngët e tij po pelqen nga publiku në Kosovë dhe diasporë.

Ai është një i ri i talentuar në muzikë dhe premton që në të ardhme të sjell edhe hite të tjera në bashkëpunim me kompozitorë të njohur të skenës muzikore.
Liro ka një interpertim të veçatë dhe një stil që e dallon nga të tjerët dhe cdo projekt i tij po ndiqet në rrjetet sociale.
Të rinjët kosovar në diasporë po mahnitin publikun me talentet e tij si në muzikë në artë dhe sport. King Liro i cili  ngjason me emër, si të jetë nga Mbretëria Ilire paraardhëse e shqiptarëve, veçohet me një zë tepër të ndjeshëm dhe jashtëzakonisht melodik. Muzika e përzgjedhur për këngën e tij është një nga trendet e fundit në muzikën botërore. Ai këndon në gjermanisht, anglisht dhe në gjuhë shqipe.

Liro që jeton në Zvicër, është vetëm 19 vjeç dhe kjo moshë e tij e re, i jep atij shumë përparësi në skenën e muzikës, duke qenë se e ka të gjithë jetën dhe karrierën përpara.

Këngën e tij mund ta ndiqni në kanalin e Youtube dhe ta shpërndani me të tjerët./Faxpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0