KEK-u vazhdon rritjen e performancës, përkundër vjetërsisë së termocentraleve

KEK-u vazhdon rritjen e performancës, përkundër vjetërsisë së termocentraleve

Falë angazhimit maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve, të gjitha njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë arritur performancë të jashtëzakonshme në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, marrë parasysh vjetërsinë e pajisjeve.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi ka thënë se bazuar në performancën e arritur pritet që edhe në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të tejkalohen rezultatet.

“Këtu jemi në divizionin e minierave dhe krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në këtë gjashtëmujor kemi rritje të prodhimit të djerrinës në mbi 20%. Në qoftë se në vitin e kaluar janë prodhuar 3.6 milionë metër kub djerrinë në vit, këtë vit ka kaluar mbi 4 milionë. Po ashtu realizimi i qymyrit që është lënda e parë për prodhimin e energjisë elektrike, ka kaluar mbi 100% nga planifikimi ose 20% nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë të blloqeve të termocentralit Kosova A dhe Kosova B. Termocentrali Kosova A edhe pse është me pajisje të stërvjetruara mbi 60 vite, disponueshmëria e tyre edhe pse ka qenë e planifikuar 50% të punës, aty kanë kaluar mbi 70% secila. Pra, termocentrali Kosova A ka kaluar planin mbi 12%, ndërsa termocentrali Kosova B ka kaluar planin e prodhimit mbi 5%. Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë në të gjithë sektorët e tjerë, duke përfshirë realizimin e projekteve kapitale ku në këtë gjashtëmujor kemi tejkaluar mbi 100% nënshkrimin e kontratave për projekte kapitale, çka do të thotë se e kemi rritur kapitalin e kompanisë mbi 10%. Në bazë të këtyre rezultateve që i shpreha, fitimi ose profiti i kompanisë për këtë gjashtëmujor ka arritur në 8 milionë euro. Ne presim që në gjashtëmujorin e ardhshëm t’i tejkalojmë ose t’i dyfishojmë këto rezultate, për arsye që sic i kemi thënë edhe më herët, këtë vit kemi filluar remontin e blloqeve në periudhën verore. Kemi filluar në mars ku e kemi në remont bllokun B2 të Kosovës B dhe bllokun A3 të Kosovës A, të cilat tashti janë në përfundim e sipër remontet dhe në shtator do t’i kemi të gatshëm, pra nga data 1 shtator në Korporatën Energjetike të Kosovës, do t’i kemi në dispozicion të gjitha blloqet në prodhim të energjisë elektrike”.

*Treguesi me i mirë i gjithë kësaj perofmance të Korporatës është realizimi i fitimit neto, e ku vetëm deri me 31 Qershor  është rritur në vlerë prej hiq me pak se 7.959 mil euro.

1/2 Viti2019
Të hyrat88,495
Shpenzimet operative78,392
Ebitda26,984
Fitimi Neto7,959
Fitim/të Hyra9%
Ebitda26,984
ebitda /të hyrat30.5

*Kapitali i kompanisë është rritur si rrjedhojë e performancës pozitive në gjashtëmujori e pare të vitit 2019.

*Përkundër vështirësive të shumta që kemi pasur, divizioni i Mihjeve ka treguar një    përformancë të shkëlqyeshme duke na siguruar stabilitet në prodhimit të energjisë elektrike.

2019Gjashtë-mujori i I 2019 (%)
Indikatori PerformancësNjësiPlaniRealizimi
Sibovci Jug-Perëndim.
Prodhimi i Qymyritton4,000,0004,004,258100.11
Prodhimi i Djerrinës5,775,0005,084,12488.04

*Performanca e përgjithshme në gjashtëmujorin e parë 2019.

Krahasimet e gjashtëmujorëve 2016-2019NjësiaJanar – Qershor 2016Janar – Qershor  2017Janar – Qershor 2018Janar – Qershor 2019Jan-Qer.2018 v Jan-Qer.2019
Prodhimi i Qymyritton4,100,7914,056,3693,616,0934,004,2581.11%

*Prodhimi i Qymyrit nëpër gjashtë-mujoret e I 2016-2019 Burimi i të dhënave: Divizioni i Mihjeve

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: