KEK demanton KEDS-in për reduktimet: Po prodhojmë me kapacitet të plotë

KEK demanton KEDS-in për reduktimet: Po prodhojmë me kapacitet të plotë

Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) aktualisht është duke punuar me kapacitete të plota në prodhimin e energjisë elektrike, njofton komunikata e lëshuar nga KEK.

Të gjitha njësitë e termocentraleve të KEK-ut janë në punë dhe po prodhohet sipas planit të deklaruar.

Njësia B2, e cila sot për pak orë ishte jashtë prodhimit, si pasojë e disa defekteve të vogla teknike, është kthyer në punë në afat rekord, pra para orës 14:00 në sa edhe kanë qenë të njoftuar operatorët tjerë në treg dhe qytetarët.

Ndryshe gjatë ditës, pavarësisht reduktimeve të shumta dhe shqetësimeve të qytetarëve, KEK-u ka prodhuar 540 megavat për orë energji elektrike e po ashtu edhe rreth 90 megavat kanë qenë në dispozicion të siguruara nga prodhimi i Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Sa për sqarim të qytetarëve, aktiviteti ekskluziv i KEK-ut është vetëm eksploatimi i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë. Në këtë rast KEK me kohë deklaron kapacitetet të cilat i ka në dispozicion për KESCO-n, në përputhje të plotë me Rregullat e Tregut dhe kontratën në fuqi, ndërsa furnizimi konsumatorëve me energji elektrike është obligim i KEDS/KESCO si bartës i licencës se furnizuesit.

Prapë spekulime nga KEDS për reduktimet e energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike. Në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”.

Kurse “Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me hërët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua përmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i.

Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon mejnjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogel për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njesitë prodhuësë të Termocentraleve.

KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen e këtij problemi teknik.

Në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth 90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).

Për këtë sasi të energjisë elektrike qe na është ofruar në dispozicion nga KESH-i tashme janë njoftuar operatoret përgjegjës të tregut dhe varësisht nga mundësit, kërkesat e tyre dhe planifikimet në baza ditore është shfrytëzuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0