KEDS-i nuk shkon në komision, s’po e zbaton vendimin e gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë

KEDS-i nuk shkon në komision, s’po e zbaton vendimin e gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ka diskutuar për peticionin e Federatës së Sindikatave të Pavarura ElektroKosova (FSPE) lidhur me moszbatimin e vendimeve të gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë.

Edhe pse ishte paraparë të merrni pjesë edhe përfaqësues të KEDS-it ata kishin vendosur mos t’i përgjigjeshin ftesës së komisionit.

Kryetarja e komisionit Duda Balje, tha se përderisa KEDS-i nuk i është përgjigjur kërkesës ata bartin një faj të madh.

“Sot si diskutojmë për peticionin e juaj pa prezencën e KEDS-it, ata nuk i janë përgjigjur ftesës. Përderisa ata nuk janë prezent ata kanë një faj të madh se ne i kemi thirr shumë herë.”

Ndërsa kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura ElektroKosova (FSPE), Hysni Gashi tha se ata konsiderojnë që menaxhmenti i KEDS-it ka bërë shkelje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës.

“Ne i jemi drejtuar Inspektoratit të Punës dhe edhe ata kanë konstatuar që largimi i punëtorëve nuk është i ligjshëm. Ne konsiderojmë që këta punëtorë padrejtësisht janë larguar nga KEDS-i dhe duhet të kthehen në punë”.

“Na jemi ardhur sot me biseduar për zbatimin e vendimit të gjykatës. Nuk janë numër i madh i punëtorëve që kanë mbet. Është e rëndë kur një kolege e jona është nënë e invalidit dhe për t’i siguruar djalit të saj barna ajo e ka shitë shtëpinë”.

Ndërsa Nasuf Hasani, avokat i punëtorëve të larguar nga KEDS-i, tha se edhe përkundër vendimit të gjyktës, KEDS-i nuk po i zbaton këto vendime.

“Vendimet e Inspektoratit të Punës janë të ekzekutueshme pas shkallës së dytë edhe gjykata në këtë procedurë përmbarimore ka vepruar në drejtim të detyrimit të KEDS-it për t’i zbatuar këto vendime, mirëpo KEDS-i nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës.”

Esala Limani, përfaqësuese e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE), tha se pas konsultimeve me KEDS-in ata kanë marrë mesazh prej tyre që vendimi i gjykatës ka qenë jo i drejtë, dhe si pasojë e saj ata nuk kanë reaguar.

“KEDS na ka njoftuar që për këta punëtorë ka ofruar një pako financiare, por punëtorët e larguar nuk e kanë ofruar këtë pako. Ky vendim i gjykatës sipas KEDS-it është një vendim jo i drejtë dhe për këtë nuk kanë reaguar”.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se pasojat për KEDS-in duhet të ishin të mëdha për shkeljen e përgjegjshmërisë.

“Si Avokat i Popullit po tërheq vëmendjen te një çështje shumë e ndjeshme. Pasojat për KEDS-in duhet me qenë të mëdha”.

“Këtu është një situatë që kemi të bëjmë me të drejtat e punëtorëve dhe KEDS-i ka pasë një situatë të njëjtë ku ka humb 1000 punëtorë dhe është humb ky rast. Më rastin konkret ne pamë që inspektorati i punës ka gjobit KEDS-in me 3000 4000 mijë euro”.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu kërkoi nga të gjithë që mos të flasin në emër të KEDS-it, raporton EO.

“Sot në mungesë të përfaqësuesve të KEDS-it unë konsideroj që asnjëri nuk duhet të jemi avokatë të tyre”.

Anëtarët e komisionit konstatuan se ata përmes e-mailit zyrtarë me shkrim do të kërkojnë prej MZhE-së se çka kanë vepruar deri tash dhe do kërkojnë me e zbatuar vendimin e gjykatës për punëtorët e larguar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0