KEDS-i i largoi nga puna, sindikata thotë se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim

KEDS-i i largoi nga puna, sindikata thotë se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim

Sindikata e punëtorëve të KEDS-it, shprehet të indinjuar për largimin nga puna të disa punëtorëve të kësaj kompanie.

Nga kjo sindikatë kanë reaguar përmes një përgjigje për “EkonomiaSot”

Nënkryetari i sindikatës, Fehmi Pajaziti ka thënë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që të kundërshtohen këto vendime

“Ne si ‘FSPE’ jemi të indinjuar thell në lidhje me lajmin për largimin, nderprerjen e kontratës së punës së punëtorit Nazim Fekës dhe njofim- vendimit për mos vazhdim të kontratës së punës të punëtorit dhe sekretarit të sindikatës Rashit Gashit”.

Ata kanë thënë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore e sindikale për të kundërshtuar këto largime që sipas tyre, janë të padrejta.

“Ne si kryesi e sindikatës do t’i përdorim të gjithë mekanizmin ligjor që ekziston në Kosovë për shbërjen e këtyre vendimeve dhe vendimnjoftimet e menaxhmentit të KEDS-it”.

Pasi mori njoftimin se nuk do t’i vazhdohet kontrata e punës, Rashit Gashi përmes një njoftimi në “Facebook”, ka shkruar se arsyeja e largimit të tij nga puna është aktiviteti i tij sindikal.

“Të dashur kolegë, miq e bashkëpunëtor,
Nga sot, i bashkohem tregut të pa punëve edhe unë, sepse KEDS më la pa PUNË!
Kështu, ju bashkohem rreth 300 kolegëve tjerë të larguar në forma të ndryshme për rreth shtatë viteve. Pa asnjë arsyetim tjetër, përshkakë të aktivitetit tim sindikal në Sindikatën e punëtorëve të KEDS-it si SEKRETAR dhe shtatë vite pune si Koordinator në KEDS, sot më thanë, nuk kemi nevojë më për shërbimin tuaj.
Pa respektuar institucionin e Sindikatës, Ligjin mbi organizim sindikal për imunitetin e anëtarëve të saj, duke shkelur Ligjin e Punës, Kontraten Kolektive dhe Marrëveshjen Menaxhment-Sindikatë të datës 19 Tetor 2018 që asnjë punëtor nuk do të largohen nga puna nga viti 2018-2022!”.

“As dje, as sot, e as nesër, unë as nuk frikësohem, as nuk nënshtrohem e as nuk dorëzohem. Jam krenar për çdo minut të aktivitetit tim sindikal dhe po ta ktheja kohën prapa nuk do të largoja as edhe minut ai aktivitet. Nga sot, unë vazhdoj betejen time në mbrojtëje të dinjitetit të punëtorëve dhe timin përsonal përmes rrugëve ligjore, në shtetin e së drejtës.
Faleminderit për mbështetje kolegëve, miqëve e bashkëpunëtorëve”.

“Në një të ardhme jo të largët, do të jemi sërish bashkë e edhe më të fortë!
Shëndet e suksese për të gjithë!

“.Nazmi Feka e Rashit Gashi janë në mesin e qindra punëtorëve të larguar nga puna pas privatizimit të distribucionit për energji elektrike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0