Katër vdekje e 281 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Katër vdekje e 281 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 932 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe nga terreni janë konfirmuar 281 raste pozitive me Covid-19, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit, janë raportuar katër viktima (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0