Katër pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Katër pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike nën përkujdesje intensive në Klinikën Infektive.

Sipas një njoftimi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 63 pacientë me Covid-19.

50 raste janë në gjendje stabile, ndërsa dhjetë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor, ka njoftuar QKUK-ja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: