Kastrati tregon gjendjen e tij pas prekjes me virus dhe mënyrën si e mori atë

Kastrati tregon gjendjen e tij pas prekjes me virus dhe mënyrën si e mori atë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka asnjë simptomë me Covid-19. Ai ka thënë se nuk do e kishte zbuluar se e ka virusin, po të mos ishte zbulimi i infektimit tek kontakti i tij.

‘’Nuk kam ende asnjë simptomë. Nuk e kam asnjë simptomë fare. Po të mos ishte evidentimi i kontaktit unë do e kisha vërejtur. Deri tash nuk kam asnjë simptomë dhe po e kaloj të gjithën si zakonisht.’’, ka thënë ai.

‘’Koha kur e kam marrë virusin. Nuk jemi përshëndetur me duar. E kemi shkëmbyer një shkrepcë për duhan dhe kemi shkuar në një aktivitet tjetër. Nuk kemi pasur kontakte me duar pasi këtë edhe e kam fituar si shprehi si kryetar komune që të mos kem shkëmbim duarsh me qytetarë. Prej të gjitha rasteve në Kamenicë, vetëm unë jam aktiv’’, shtoi ai.

‘’Mundësia që të kem marrë virusin është kur kemi qenë në veturë. Ndoshta kemi prekur sipërfaqe të njëjta e ashtu është bartur virusi.’’

‘’Po mundohem që gjatë sëmundjes të punojë me anë të platformave teknologjike. Po ashtu, nënkryetari i komunës po më zëvendëson ndërkohë.’’, përfundon ai. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0