Kanadaja do t’i pranojë një milion imigrantë gjatë tre vjetëve të ardhshëm

Kanadaja do t’i pranojë një milion imigrantë gjatë tre vjetëve të ardhshëm

Rreth 360 mijë imigrantë do të pranohen në vitin 2020, ndërsa 370 mijë në vitin 2021. “Duke iu falënderuar të ardhurve përgjatë historisë sonë, Kanadaja është bërë një vend i fuqishëm dhe i këndshëm për të gjithë”, tha Ahmed Hussen, ministër i imigrimt, refugjatëve dhe shtetësisë. Ai kishte ardhur në Kanada nga Somalia dhe tha se imigrantët e rinj do ta baraspeshojnë mplakjen e popullsisë dhe rënien e lindjeve, ndërsa do ta shtojnë numrin e fuqisë punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadajsë ndaj imigrantëve vjen në kohën kur shumë shtete perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit. Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0