Kalon propozimi i Qeverisë, hiqet akciza për cigare

Kalon propozimi i Qeverisë, hiqet akciza për cigare

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka votuar pro vendimit të Qeverisë që të hiqet akciza për cigaret e prodhuara në Kosovë. Sipas propozimit, tani e tutje në vend të akcizës do të aplikohet taksa në vlerën e mallit, në nivel prej 30%. Poashtu, koncept dokumenti parasheh që prodhimi i duhanit të futet tek kategoria e kulturave bijqësore që subvencionohen, me nga 1 EUR për kg.

Komisioni për buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme ka votuar pro koncept dokumentit për ndryshime Fiskale dhe Bujqësore për Prodhimin e Duhanit dhe Cigareve në Kosovë. Propozimi kaloi me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Udhëheqësja e Komisionit, Safete Hadërxhonaj, theksoi se në një nga mbledhjet e kaluara ky komision kishte votuar kundër këtij koncept dokumenti.

EkonomiaSot kishte raportuar në lidhje me këtë nismë të Qeverisë për të favorizuar biznesin e njërit nga këshilltarët e Kryeministrit Haradinaj. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0