Kalon amandementi që i siguron paga zv/ministrave edhe pas prfundimit të mandatit

Kalon amandementi që i siguron paga zv/ministrave edhe pas prfundimit të mandatit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një amandement të propozuar nga Komisioni funksional që përpiloi Projektligjin për pagat në sektorin publik, i cili “shpërblen” zëvendësministrat edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë. Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu deklaroi se zëvendësministrat nuk mund të krahasohen me pozitat e presidentit, kryeministrit apo deputetëve të “zgjedhur nga populli”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0