Kadri Veseli propozon që Rruga B të emërtohet “John McCain”

Kadri Veseli propozon që Rruga B të emërtohet “John McCain”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dalë me propozim që “Rruga B” në Prishtinë të mbajë emrin e senatorit amerikan John McCain, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.

“Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCainit”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka thënë se para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën.

“Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona”, potencoi kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0