Kadaj i reagon Ramush Haradinajt pas deklaratave për Avdullah Hotin

Kadaj i reagon Ramush Haradinajt pas deklaratave për Avdullah Hotin

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka thumbuar shefin e saj Ramush Haradinajn me anë të një reagimi në Facebook.

Kadaj Bujupi ka shpërndarë lajmin ku Haradinaj është shprehur i nervozuar me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili nuk e kishte marrë brenda takimit në Bruksel, ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin.

Ajo ka shkruar mbi lajm se “Une nuk i kom besu nvakt”, duke aluduar për kryeministrin Hoti.

Kujtojmë se deputetja e AAK’së nuk e kishte votuar Qeverinë Hoti në ditë ne formimit të saj, ajo e kishte braktisur seancën në momentin e votimit të saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0