Kadaj-Bujupi: Po bre, i kemi punësuar në Telekom katër-pesë anëtarë

Kadaj-Bujupi: Po bre, i kemi punësuar në Telekom katër-pesë anëtarë

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e ka pranuar hapur se kanë punësuar disa familjarë në Postën dhe Telekomin e Kosovës, duke ftuar kështu autoiretet që të fillojnë hetimet e për të gjetur nëse kanë pasur ndikimi për punësimin e tyre, apo nëse punësimi i tyre përbën konflik interesi.

“Është folë vazhdimisht dhe ëshë personalizuar shumë cështja e punësimeve. Po bre katër pesë anëtarë të familjarëve tonë janë punësu. Janë punësu, le të fillon prokuroria hetimet, nëse kemi pasur ndonjë ndikim. Ose pozitat e tyre janë konflikt interesi”, ka thënë Kadaj-Bujupi, raporton Gazeta Expres.

Ndër të tjera ajo thonë se punësimet masive në Telekom kanë filluar në vitin 2008, kur ka qenë LDK-ja në pushtet.

Sipas deputetës së AAK-së, në atë kohë janë punësuar rreth 1000 persona.

COMMENTS

WORDPRESS: 0