“Ka dëshmi që Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën”

“Ka dëshmi që Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën”

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse, “Robert Koch”, tha se ka dëshmi që sëmundja Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën dhe të shkaktojë koagulim të gjakut.

Lajmin e bëri të ditur prof. Lars Schaade, nënpresidenti i këtij instituti, i cili gjithashtu tha: “Ne duhet t’i hulumtojmë të gjitha dëshmitë në mënyrë sistematike, përfshirë edhe dëshmitë e siguruara nga autopsitë.”

Ai shtoi se vendimi për lehtësimin e masave kufizuese në Gjermani kanë kuptim nga këndvështrimi shoqëror, por ato duhet të mbesin në fuqi, nëse shikohen nga këndvështrimi i pastër epidemiologjik.

Sipas statistikave zyrtare, numri i rasteve të infektimit është duke u dyfishuar çdo 20 ditë, ndërsa numri i personave të vdekur çdo 12 ditë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në Gjermani janë shënuar mbi 147 mijë raste të infektimeve dhe 4,912 persona të vdekur. Shkalla e vdekshmërisë së pacientëve në Gjermani është vetëm 3.2 për qind.

Schaade tha se kapaciteti për testimin e njerëzve është 730 mijë persona në javë, por do të duhej të ishte një milion në mënyrë që të testohen të gjithë personat me sëmundje respiratore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: