Juristi Emërllahu për Labinot Tahirin: Dorëzimi i pasaportës nuk zgjidh problemin

Juristi Emërllahu për Labinot Tahirin: Dorëzimi i pasaportës nuk zgjidh problemin

Juristi, Visar Emërllahu,  ka komentuar veprimin e fundit të  deputetetit nga radhët e AKR-së, Labinot Tahirit, i cili sot në shenjë proteste ka dorëzuar pasaportën e tij për shkak të mosliberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Emërllahu ka thënë se këto veprime janë fyerje ndaj inteligjencës së  qytetarëeve të  vendit. Sipas tij, popullit i duhen njerëz të cilët me punë përfaqësojnë interesat e tyre.

Kujtojmë se për të njejtën arsye edhe deputeti, Blerim Kuqi, ka thënë se ka se e ka bërë kërkesën për dorëheqje nga posti i deputetit tek Grupi Parlamentar i AAK-së, e cila pritet të shqyrtohet.

Shkrimi i plotë:

Sa është e drejtë që qytetarët e Kosovës të dorëzojnë pasaportat nga revolta e mosliberalizimit të vizave?

Kjo përveq se tingëllon qesharake fyen me një dozë mediokriteti secilin qytetar të Kosovës, dhe të bashkëndjerit në këtë formë del nga korniza e sinqeritetit.
Dorëzimi i pasaportës nga deputeti privon parimet e tij të përfaqësimit dhe këto lloj lojërash janë sinonim i pertacise apo i strategjive të dobëta të përkrahjes së interesave të popullit e shtetit.Fushëveprimi i tij është i gjerë, dhe aftësitë për të dal në mbrojte të të drejtave të sovranit s’duhet të jenë veq vizuele duke lotuar nga naiviteti mbi fatkeqësinë e krijuar nga po këta vet ku votën e shëndërrojne në top e si futbollist amator gjithmonë në penalti humbin duke shitur lojën.

Shteti nuk mbahet me fjalime, këto vijnë fare në fund pas realizimit të punëve, e akuzat me fjalë të thata nuk i takojnë kësaj kohe, është krejt e kaluar që varfërohet cdo ditë nëpër kumtesa e libra historie.
Populli vërtetë po kalon faza të rënda nëpër ekonominë e nëpërkëmbur, ku tryeza shihet së një mëkat i të parit të shtëpise që gjithmonë mbetet e zbrazët e faji hidhet tutje, ose maskohet si një burrë i ndershëm e pikërisht kjo ndershmëri është kartë identiteti.
Vuajmë varfërinë por nuk jemi të mjerë, nuk shkelim nëpër “lavde” të ndërtuara si kështjella, as të jargavitemi nëpër tryezat burokratike e pas gjithë atij ushqimi të rrahin shpinën e nga turbullosja të vjellim fatkeqësi mbi fatet tona.
Udhëtimet e lukset nëpër botë janë ekzaltime të mundësuar nga po ky dokument udhëtimi, që sot u dorëzua me “nderime”, dhe ne syrin magjik të celularit dëgjonim leksione “patriotike”.
Njerëzit kanë nevojë për përkrahje, por ajo duhet të vij institucionalisht, për të qenë më i drejtë, me atë varfëri po të paguan ty, madje edhe nënpunësit civil që i shtypin ato dokumente që sot kthehen nga ju si të pavlera.Lëmoshe askujt nuk i duhet, të gjithë paguajnë, andaj ju keni një kontratë që duhet respektuar pasi jeni ulur në karrike në bazë të besimit ndaj premtimeve, apo jo?
Vigjilenca qytetare gjatë të gjykuarit në programet politike duhet të jetë e mprehtë e racionale nisur secili nga impakti që ka për vendin, për mirëqenie e për të ardhmen e brezave.
I gjithë ky komoditet rrjedh nga besimi, e pasaporta diplomatike u sjellë të mira individuale në vend se të ndodh e kundërta, e kur këtij luksi i shtohet edhe një shtetësi shqiptare, qershia mbi tortë mbetet dorëzimi i pasaportës tonë.Një qershi e tillë piqet në acarin e dimrit siberian, ku për kremte e festa gatuajnë tortat për masen!
Të dezertosh në luftë nuk është krenari, t’a fitosh atë mbetesh perjetësisht nder i kombit.
Jo! Ne duam dinjitetin tonë, me pasaporta të krijuara në saje të punës, jo lemoshë si arsye.Njerëzit po vdesin për arsye shëndetësore, për atë copë vize që se marrin dot për trajtim jashtë shtetit, por kjo nuk arsyeton mospunen tuaj, prandaj përdore votën drejtë, krijo mekanizma që janë në dobi të jetës së qytetarit, funksionalizo shtetin e rritja vlerën PASAPORTËS!!!

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0