Javë rekord për bursat – Regjistrohet performanca më e mirë në 6 vite

Javë rekord për bursat – Regjistrohet performanca më e mirë në 6 vite

Tregjet e aksioneve në të gjithë globin kanë mbyllur javën me performancën më të mirë në 6 vite, pas dy javësh me radhë në rënie të ndjeshme. Po gjatë javës, dollari preku nivelin më të ulët që prej vitit 2014.

Indeksi MSCI global, që mat performancën e bursave në 47 vende të ndryshme të globit u rrit kështu me 0.4%, pasi regjistroi rënien më të madhe që prej 2015 gjatë javës së kaluar. raporton Scan-tv.com.

Indeksi ndërkohë ka mbyllur gjatë javës performancën më të mirë që prej Dhjetorit të vitit 2011. Kjo ka bërë që të rifitojë më shumë se gjysmën e humbjeve të dy javëve të kaluara.

Humbjet fiksohen në 10.7% në total.  Rritja globale e kostove të huamarrjes është udhëhequr nga yieldet 10-vjecare amerikane, që prekën nivelin më të lartë në 4 vite.

Gjatë javës ndërkohë, edhe bursat europiane kanë regjistruar një performancë të kënaqshme me indeksin pan-europian në rritje me 3%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0