Janë numëruar 40 për qind të votave me postë, në mesnatë pritet të përfundojë procesi

Janë numëruar 40 për qind të votave me postë, në mesnatë pritet të përfundojë procesi

Nga mëngjesi i sotëm, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se që nga mëngjesi i sotëm ka filluar numërimi i 13 mijë e 500 fletvotimeve të ardhura me postë.

“Prej orës 10:00 të ditës së sotme, kemi filluar me numërimin e 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit gjatë periudhës kohore 19 shtator deri më 5 tetor 2019. Procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve është duke vijuar pa ndonjë problem. Grupet numëruese kanë numëruar gjatë gjithë këtyre orëve dhe në bazë të të dhënave të fundit janë diku rreth 40 % të fletëvotimeve të cilat janë numëruar deri tani”, ka bërë të ditur Elezi.

Elezi ka thënë se rezultatet e numërimit të këtyre fletëvotimeve transmetohen vazhdimisht në tabelën që është e vendosur në QNR.

“Në bazë të kësaj dinamike, po shpresojmë që gjatë ditës së sotme, deri në mesnatë, do të arrijmë ta përmbyllim numërimin e këtyre fletëvotimeve. Rezultatet janë duke u transmetuar në tabelë në QNR – e cila përditësohet vazhdimisht sapo të kemi të dhëna nga një tavolinë numërimi”, ka thënë Elezi./klankosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0