Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, e ka quajtur skandaloze sjelljen e Presidentit Hashim Thaçi para deputetëve në Komision Hetimor Parlamentar të rastit e deportimit të gjashtë shtetasve turq në vitin e kaluar.
“Eshte skandaloze sjellja e sotme e presidentit para deputeteve. Fyerjet e tij ndaj deputeteve, por edhe te deputeteve te PDK’se ndaj deputeteve te LDK’se, kane treguar edhe me qarte per nevojen e madhe qe ka Kosova per tu liruar nga kjo kaste qeverisese.”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Presidenti Hashim Thaçi sot ka shkuar për të raportuar në këtë komision për rastin e “gylenistëve”, por që debati aty ka degraduar dhe edhe pas katër orësh në komision Thaçi nuk ka dhënë një përgjigje.
COMMENTS